Komisioni i lojërave të Kahnawake, Kahnawake Gaming Commission
Çfarë është KGC?
Komisioni i lojërave të Kahnawake është një autoritet rregullator që merret me licensimin dhe kontrollin e kompanive që operojnë në industrinë e lojërave të fatit. Këtu përfshihen si aktivitetet online (kazino online, faqet e basteve etj), por dhe format tradicionale të kumarit në mënyrë fizike. KGC, është ndër komisionet e para të këtij lloji, i krijuar që në vitin 1996 dhe gëzon një reputacion të mirë në industrinë e kumarit.
Cilat janë përgjegjësitë e komisionit?
Ndër funksionet kryesore të KGC, siç thuhet dhe në faqen e tyre zyrtare, është mbrojtja e lojtarëve që duan të argëtohen në faqet e licensuara nga ky komision. Ky qëllim arrihet nëpërmjet disa hapave dhe rregullave që komisioni ka vendosur:
- Lojërat interaktive duhet të jenë të drejta dhe t’u ofrojnë shanse reale lojtarëve.
- Informacionet personale të përdoruesëve duhet të ruhen në mënyrë konfidenciale.
- Faqet e licensuara nga KGC duhet të mundësojnë një mekanizëm ku lojtari mund të vendosë një limit mbi sasinë e parave që do të luajë.
- Një person që është afër lojtarit (për shembull një anëtar familjeje), mund të bëjë kërkesë që faqja e caktuar të ndalojë lojtarin për të luajtur ose vendosur baste.
- Rregullat e lojës duhet të jenë të qarta dhe të postuara në anglisht, por dhe në gjuhë të tjera nëse është e nevojshme.
- Kontrata mes lojtarit dhe operatorit duhet të jetë e drejtë dhe të mos përmbajë kushte të palogjikshme ose të padrejta.
Ankesat e lojtarëve
Komisioni i lojërave të Kahnawake gjithashtu u jep mundësinë lojtarëve të bëjnë një ankesë direkte në rast se hasin një problem apo duan të raportojnë parregullsi. Madje ndryshe nga organet e tjera rregullatore, KGC ka një zyrë të veçantë që merret vetëm me trajtimin e ankesave që vijnë nga lojtarët. Por përpara se të bëni një ankesë, që t’ia bëni punën më të lehtë komisionit sigurohuni që:
- Ankesa juaj nuk është çështje që është diskutuar më parë.
- Ankesa juaj nuk është diskutuar në ndonjë forum publik.
- Nuk keni ndarë informacion me median, në lidhje me këtë ankesë.